Gjimnazi Cambridge në Prishtinë ka njoftuar se janë akredituar si Cambridge International School, i cili është ndër institucionet më prestigjioze në fushën e edukimit
Duke filluar nga data 1 korrik i këtij viti, Gjimnazi Cambridge do të fillojë procesin e bashkëpunimit me Cambridge International Education në formë formale.
Kjo do të bëjë që Gjimnazi Cambridge të jetë pjesë e rrjetit më të madh të shkollave ndërkombëtare.
‘Kjo arritje e jashtëzakonshme për ne është krenari, për nxenësit është mundësi e artë që të edukohen me programe ndërkombëtare”, thuhet nw njoftimin e Gjimnazit.