image Gjilani mposht Llapin, Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët

Futboll

Gjilani mposht Llapin, Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët

news image

Gjilani ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Llapit në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa Ballkani dhe Dukagjini janë ndarë me barazim në Suharekë.

Në Gjilan, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi falë golit të Ramadanit në minutën e dyzet e katërt.

Në pjesën e dytë, Llapi e ka mbajtur epërsinë deri në minutën e tetëdhjetë e pestë, kur Gjilani e ka barazuar rezultatin me golin e Morinës. Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe pas vetëm një minute ia kanë arritur ta realizojnë golin e fitores me anë të Rrahmanit.

Ndërkohë, në Suharekë, Ballkani dhe Dukagjini nuk ia kanë dalë ta gjejnë rrugën e golit, duke ndarë pikët pas një barazimi pa gola.

Tabela aktuale kryesohet nga Ballkani me tetëmbëdhjetë pikë, ndërsa Malisheva është në vendin e dytë me shtatëmbëdhjetë pikë.

Të dielën priten të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera.

/GazetaSinjaliSport/