Disa nga skuadrat e Superligës së Kosovës tashmë kanë filluar me përgatitjet për fazën e dytë të sezonit, shkruan Sinjali Sportiv.
Sot me stërvitjet ka filluar edhe skuadra e Gjilanit, e cila drejtohet nga Bylbyl Sokoli.
SC Gjilani ka njoftuar se gjendja e futbollistëve është stabile dhe pa ndonjë lëndim, teksa në grumbullim kanë munguar Keita Razak dhe Aziz, të cilët pritet t’i bashkohen skuadrës pas disa ditëve.
‘Skifterat’ do vazhdojnë me përgatitjet në Gjilan, kurse më vonë edhe jashtë vendit. /Sinjali Sportiv/.