image Gjilan: Mbi një mijë raste me COVID-19 vetëm në nëntor, mbetet shqetësuese furnizimi me oksigjen

Shëndetësi

Gjilan: Mbi një mijë raste me COVID-19 vetëm në nëntor, mbetet shqetësuese furnizimi me oksigjen

news image

Komuna e Gjilanit është duke u përballur me problemin e furnizimit me oksigjen në Spitalin Rajonal të këtij qyteti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune përmes një postimi në Facebook, Arbër Ismjali, i cili thotë se përveç furnizimit me oksigjen, ky qytet ka problem edhe me sasinë e dytë të vaksinave kundër gripit sezonal.

Jashtë kësaj, Ismajli u shpreh se vetëm gjatë muajit nëntor në Gjilan janë regjistruar 1 mijë e 180 raste me COVID-19.

“Gjendja aktuale sipas muajve është si në vijim: Mars: 19 raste, Prill: 36 raste, Maj: 32 raste, Qershor: 99 raste, Korrik: 301 raste, Gusht: 366 raste, Shtator: 172 raste, Tetor: 454 raste, dhe Nentor: 1180 raste”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Shifrat tregojnë që situata pandemike ka shënuar rritje të rasteve me COVID19 nga muaji në muaj, përjashtuar muajin Shtator që kemi një ulje të rasteve, por trendi ka shkuar duke u rritur muajve në vijim. Gjendja aktuale sipas muajve është si në vijim: Mars: 19 raste, Prill: 36 raste, Maj: 32 raste, Qershor: 99 raste, Korrik: 301 raste, Gusht: 366 raste, Shtator: 172 raste, Tetor: 454 raste, dhe Nentor: 1180 raste.

Ndërkohë që, mbetet shqetësuese furnizimi me oksigjen dhe me sasinë e dytë të vaksinave kundër gripit sezonal. Po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë, që Spitali Rajonal i Gjilanit në mënyrë emergjente të furnizohet me oksigjen, pasi që është jetike për tejkalim të situatës. Gjithashtu, duhet që urgjentisht, Ministria e Shëndetësisë, t’i furnizojë QKMF-të me sasi më të madhe të vaksinave të gripit sezonal, duke sjellur sasinë e dytë të nevojshme, sepse kërkesa për të është shumë e madhe nga qytetarët tanë.

/Gazeta Sinjali/