Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme (e diele) në elitën e futbollit kosovar, shkruan Sinjali Sport.
Derbi i xhiros së 16-të në Superligë u luajt në Merdare, ku Llapi barazoi pa gola me Gjilanin.
Me këtë barazim skuadra mysafire e ka humbur kreun e tabelës, pasi ia mori Ballkani që fitoi
Gjilani ka 29 pikë në vendin e dytë, kurse Llapi me 25 sosh gjenden në vendin e tretë.
Skuadra e Ballkanit ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës, duke triumfuar edhe sot në javën e 16-të ndaj Feronikelit me rezultatin minimal 0-1.
Golin e vetëm dhe të fitores për suharekasit e shënoi Theophilus Solomon, në minutën e 25-të.
Ballkani pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe momentalisht renditet i pari në tabelë, kurse, Feronikeli mbetet në pozitën e fundit (10) me dhjetë pikë.
Malisheva ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultatin e pastër 2-0.
Hasan Hyseni shënoi fillimisht nga pika e bardhë në minutat shtesë të pjesës së parë, teksa fitoren e vulosi Ilir Mustafa në minutën e 89-të.
Për Drenicën ishte kjo humbja e pestë radhazi, që dëshmon tani edhe krizën e rezultatëve, pas asaj financiare.
Ndryshe, Malisheva tani ka 18 pikë dhe renditet e shtata, kurse Drenica është e gjashta me dy pikë më shumë.