image Gjilan: Dënohen me mbi 9 vjet burgim 3 të dyshuarit për ndërhyrje në sisteme kompjuterike në SHBA

Drejtësi

Gjilan: Dënohen me mbi 9 vjet burgim 3 të dyshuarit për ndërhyrje në sisteme kompjuterike në SHBA

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me mbi 9 vjet burgim dhe 11 mijë euro gjobë tre të akuzuar për veprën penale “hyrje në sistemet kompjuterike”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykata ka njoftuar se  të akuzuarin L. I. e ka shpallë fajtor, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej tre vjet e gjashtë muaj burgim dhe gjobë në lartësi prej 5 mijë euro, ndërsa të akuzuarit L. Sh. dhe L. M., i ka gjykuar me nga tre vjet burgim dhe gjobë në lartësi prej 3.000 euro, secilin veç e veç.

Sipas njoftimit të kësaj Gjykate, i akuzuari L.I me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe me qëllim që t’i shkaktojë dëm personave të tjerë, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemet kompjuterike të shfrytëzuesve të internetit në SHBA.

Përmes kompanisë Yahoo, gjykata njofton se L.I., ka vjedhur dhe kopjuar të dhëna të ndjeshme, si të dhëna për llogari bankare dhe i ka arkivuar në një server të veçantë dhe ka përdorur këtë webfaqe për shitjen e programeve te personat e ndryshëm, si dhe ka pranuar pagesa nga shtetas të huaj në shumën prej 73 mijë e 477 eurosh.

“Të akuzuarit L. Sh. dhe L. M. nga viti 2014 deri në gusht 2015 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe me qëllim që t’i shkaktojnë dëm personave të tjerë, kanë ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemet kompjuterike dhe kanë përdor programe të ndryshme, duke arritur qasje në serverët e shtetasve të huaj dhe nga aty kanë arritur të vjedhin informata të kredit-kartelave.

Më pas këto informata i kanë shfaqur në një ankand online, disa nga këto i kanë tërhequr në Zvicër përmes H. K., ku në pajisjet elektronike të sekuestruara janë gjetur kredenciale – miliona e-mail nga mbarë bota, së bashku me fjalëkalimet, gjë që mundësojnë qasje në këto e-mail pa lejen e pronarit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës./Gazeta Sinjali/