image Gjiganti europian i prodhimit të avionëve njofton për vështirësi financiare

Automjete

Gjiganti europian i prodhimit të avionëve njofton për vështirësi financiare

news image

Një prej kompanive më të mëdha europiane, gjiganti i prodhimit të avionëve Airbus, është në vështirësi financiare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Drejtori ekzekutiv Guillaume Faury, në një letër drejtuar punonjësve, thotë se kompania po pëson hemorragji financiare me një shpejtësi të panjohur më parë.

Këtë muaj firma njoftoi reduktimin e prodhimit me një të tretën. Kjo për shkak se industria e aviacionit është rrudhur si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Faury paralajmëroi 135 mijë punonjësit e Airbus-it që të përgatiten për shkurtimin e vendeve të punës, ndërsa tani në plan të parë është veprimi për mbijetesë.

Këtë javë kompania pritet të raportojë rezultatet financiare të tremujorit të parë të vitit. Natyrisht këto rezultate do të jenë të mbuluar nga problemet që ka shkaktuar pandemia.

Deri tani Airbus ka pezulluar pa të drejtë page rreth 3000 punonjës në Francë. Vetëm në Britani kompania punëson 13,500 punëtorë.

Burimet thonë se kompania tani është duke diskutuar me disa qeveri europiane për të përfituar ndihma, përfshirë kredi me interesa të buta. /Gazeta Sinjali/