image Gjevrek me susam

Gjevrek me susam

news image

Simit ose gjevrek janë emrat që u janë dhënë bukëve të rrumbullakosura me susam.

Gjevrekët konsumohen më shumë në Turqi dhe në Ballkan, ndërsa qyteti i Izmirit është i njohur për gjevrekë të freskët.

Përbërësit:

2/5 filxhanë çaji miell, 1 lugë kripë, 1 lugë të vogël maja, 1 lugë sheqer, 1 filxhan fara susami, pak ujë dhe vaj ulliri.

Përgatitja:

Në një enë hidhni të gjithë përbërësit dhe i përzieni derisa të krijohet një masë brumi. Pasi të jetë gati, e mbuloni enën dhe e lini të pushojë për rreth 1 orë.

Pastaj brumit i jepni formë gërsheti, duke përdorur dy të tillë dhe më pas e mbledhni në formë rrethi.

Ngrohni furrën. Në një tepsi shtroni gjevrekët, i hedhni pak ujë, 1 ose 2 lugë dhe lart i shtoni susamin.