image Gjetjet konstatojnë se edhe një veprim i 45-vjeçarit shkaktoi vdekjen e tij në aksidentin me paragllajd

Ekskluzive

Gjetjet konstatojnë se edhe një veprim i 45-vjeçarit shkaktoi vdekjen e tij në aksidentin me paragllajd

news image

Artan Venhari vdiq gjatë një fluturimi me parashutë në fshatin Cvilen të Prizrenit më 7 shtator të vitit 2019. Komisioni për Hetimin e Aksidenteve ka gjetur shkaktarët e vdekjes së Venharit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht raportin e këtij komisioni ku thuhet se aksidenti ka ndodhur edhe si pasojë që Venhari ishte duke rregulluar ulësen e pasagjerës.

“Hetimet arriten në përfundimin se incidenti ka ndodhur si rezultat i humbjes së kontrollit të paragllajderit në një lartësi të ulët, e cila është shkaktuar nga rrotullimi përpara si pasojë e goditjes së pengesës si dhe tentimi i Pilotit Komandues duke rregulluar pozicionin e ulëses së pasagjerit”, thuhet në këtë raport.

Komisioni ka konstatuar se natyra e vendit të ngjarjes është konsideruar po ashtu faktor në këtë aksident.

“Vendi i njohur si Cvilen, ndodhet në malin Cvilen në rajonin e Prizrenit. Ky vend është duke u përdorur kohët e fundit si vend për fluturime me paraglajd nga paraglajderët. Vendndodhja e tij ofron qasje të lehtë për paragllajder me automjete deri në zonën e ngritjes. Pjerrësia e luginës është e përshtatshme për paragllajderët dhe terreni është bërë me gurë. Në këtë vend kishte disa tepih që paragllajderët  i kishin shtrirë për të  mbrojtur  krahët  kur ndeshen  me  gurët. Në pistë ndodhet një pengesë me shkurre dhe ca baltë e mbledhur në fund të pistës. Pengesa ishte e lartë afërsisht 1 metër, dhe mund të konsiderohet si rrezik që paraglajderët duhej të kishin në konsideratë”, thuhet tutje në raport.

Pra, nga hetimet del se kjo pengesë në fund të pistës është po ashtu njëri nga elementet që çoi në këtë aksident.

Venhari e ushtronte këtë profesionbënte për pesë vite. Ai kishte tre vjet përvojë si lnstruktor dhe Pilot i Paragllajding për 2 persona. Përveç përvojes në fluturimin me paragllajder, ai ishte gjithashtu njëri nga themeluesit dhe President i Federates Aeronautike të Kosoves (FAK)./GazetaSinjali/