Ka kohë që miqësia mes këngëtarit kosovar, Gjestit dhe banores Rozana Radi ka kaluar në fazë të krisjes.
Disa kohë më parë ata ishin miq të ngushtë dhe të pandashëm, por tashmë marrëdhënia e tyre është tensionuar dhe ka arritur në një pikë të vështirë.
Gjest i ka bërë të qartë këngëtares Rozana Radi se nuk dëshiron ta ndjekë më nga pas.
Gjesti është shprehur se: Shpirtin ma ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do.
Ai shtoi më tej: Mos mi përdor gjërat. As mirëmëngjes mos më thuaj. Të kam thënë mos më hajde pas.
Tensionet mes tyre janë rritur, duke i shtuar më shumë dinamizëm lojës.