Gjesti hapi zemrën para banorëve duke folur për jetën e tij private dhe për relacionet e tij në të kaluarën.
Ai iu tha atyre se nuk e sheh të nevojshme të thotë fjalën “të dua”, pasi veprimet duhet të jenë ato që dëshmojnë dashurinë për dikë.
“Sa kom mësu unë nga lidhjet, duhet me i lon [me rrjedhë] e jo ‘të dua’, fjalën ‘të dua’ unë ka shumë kohë që s’ia kam thënë një femre. Bash kur kam qenë me një femër, dy tri vjet a ku me ditë sa, fjalën ‘të dua’ nuk e ka dëgju prej meje”, u tha Gjesti banorëve.
“S’ki nevojë ti me i thon ‘të dua’ çdo dy minuta, ajo shihet çdo send. Ti mundesh edhe me i thon, po është diçka që shihet”, theksoi mes tjerash ai.