Pas puthjes së Gjestit që bëri ndaj Rovenës, kjo e fundit filloi të mendonte nëse i njëjti e ka bërë për lojë.
Ajo po bisedonte me vajzat e shtëpisë, ku këto të fundit e arsyetuan veprimin e Gjestit, duke i thënë se nuk e ka bërë me ndonjë tendencë.
“Nuk ishte lojë për Zotin”, i tha Sara, teksa Gresa i tha se i njëjti kishte thënë në ato momente se i është dukur si Xheneta ose nëna e tij.
Tutje, Gjesti i kërkoi falje Rovenës, teksa ia bëri me dije se nuk e kishte bërë me lojë, por se e ka ndjerë.
Për më të kuptuar më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: