Gjesti ka folur me Egli Takon për lidhjen që kishte në Big Brother VIP Kosova 3 me Xheneta Fetahun.
Ai thotë se ka pasur ndjenja për të dhe se për aq pak sa kanë qenë bashkë e ka dashur.
Ndër tjerash, këngëtari thotë se u lëndua shumë dhe është prekur vazhdimisht për situatat që u krijuan.
“Thjesht kam qenë i lidhur me të. Kam pasur ndjenja për të, e kam dashur. Aq kohë sa kemi ndenjur s’kam mundur pa të. Jam lënduar për një gjë më të vogël. Jam prekur shumë”, u shpreh ai.
“Shumë kam qenë i lënduar, se di si e kam mbajtur veten, plus mërzitja, plus gjëra tjera personale. Krejt më janë mbledhur. Si kam mundur të duroj”, theksoi artisti pejan.
I pyetur nëse e ka mbaruar lidhjen, Gjesti iu drejtua shkurt Eglit: “Është mbyllur çdo send”.
“Një lidhje e shkurtër, dy tre muaj, pa marrë parasysh kryhet edhe shpejt. Unë mendoj kështu. Po. Unë po i kam mbyllur gjërat. Brenda u kry çdo sen. E di shumë mirë”.