Edhe pse dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë fikur, vëmendja e publikut vazhdon të mbetet te dy prej protagonistëve më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti dhe Egli, shkruan Gazeta Sinjali.
Një moment i kapur jashtë kamerave zyrtare ka ndezur rrjetin. Në një foto të postuar nga gazetarja Elona Duro, dyshja shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, duke ngjallur dyshime për një bisedë të ngushtë apo ndoshta përpjekje për të sqaruar ato që ndodhën në natën e finales.
Fotoja është shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër, por me shumë kuptim nga Duro: “Ja ku i keni, se më çmendet!”
Ky moment është regjistruar gjatë after party-t të BBV, një festë që po organizohet për të gjithë banorët e këtij edicioni dhe për stafin që qëndroi pas skenave për më shumë se tre muaj e gjysmë spektakël. Takimi mes Gjestit dhe Eglit duket se ka qenë një ndër momentet më të përfolura të mbrëmjes, duke lënë hapur shumë pyetje për marrëdhënien e tyre pas spektaklit.