image Gjermania triumfon ndaj Rumanisë me përmbysje

Futboll

Gjermania triumfon ndaj Rumanisë me përmbysje

news image

Gjermania zhvilloi ndeshjen e shtatë kualifikuese në shtëpi ndaj Rumanisë, për “Katar 2022”, shkruan Sinjali Sport.

Pancirët mposhtën me shumë vështirësi kombëtaren ballkanike, me përmbysje 2-1.

Mysafirët kaluan në epërsi me anë të Hagit në minutën e tetë.

Vendasit pas shumë tentimeve gjetën rrugën e golit në minutën e 51-të me anë të Serge Gnabryt që i barazoi shifrat.

Heroi i gjermanëve ishte, Thomas Muller, i cili në minutën e 81-të shënoi golin e fitores.

Vendasit kryesojnë në grupin J me 18 pikë në gjashtë ndeshjet e para, kurse mysafirët me 10 pikë mbajnë pozitën e katërt.  /Gazeta Sinjali Sporti/