Gjermania ka njoftuar një rritje të konsiderueshme të investimeve në mbrojtje dhe përshpejtim të modernizimit të forcave të armatosura, në përgjigje të situatës së përkeqësuar të sigurisë në Evropë dhe shqetësimeve për kërcënimet e mundshme nga Rusia.
Deklarata u bë nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një aktiviteti zyrtar të Forcave të Armatosura në Neubiberg, ku ai theksoi nevojën për forcim të menjëhershëm të kapaciteteve ushtarake dhe përmirësim të pajisjeve dhe trajnimeve për trupat gjermane.
Sipas tij, prioritet mbetet pajisja e ushtrisë gjermane me teknologjinë më të avancuar, si dhe rritja e gatishmërisë operacionale për të garantuar aftësi parandaluese dhe mbrojtëse në kuadër të misioneve kombëtare dhe të aleancës NATO.
Qeveria në Berlin po synon gjithashtu përshpejtimin e procedurave të prokurimit ushtarak dhe përdorimin më efikas të fondeve të dedikuara për mbrojtje, me qëllim që Gjermania të luajë një rol më të fortë si një nga shtyllat kryesore të sigurisë në Evropë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!