image Gjermania pritet t'i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt

Botë

Gjermania pritet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt

news image

Gjermania pritet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, njëmbëdhjetë javë pas prishjes së koalicionit qeveritar, dhe burimet thonë se Social-Demokratët, Të Gjelbrit dhe konservatorët kanë arritur kompromis për kohën.

Partitë opozitare dëshirojnë që të ketë zgjedhje qysh në janar, dhe kanë paralajmëruar se Gjermania rrezikon të mbetet pa timon në kohën e krizës ekonomike, dhe në kohën kur fitorja e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara përbën sfida të reja diplomatike.

Mirëpo, Scholz ka paralajmëruar se zgjedhjet në janar mund të ngarkojnë autoritetin zgjedhor në kohë pushimesh dhe që partitë mund të përfundojnë të papërgatitura.

Për t’i organizuar zgjedhjet e reja, Scholz duhet të thërrasë votëbesim dhe ta humbasë atë në Parlament.

Koha e mbajtjes së një seance të tillë nuk dihet, mirëpo mediat lokale kanë raportuar se do të mund të organizohet në mesin e dhjetorit.

Scholz, i cili aktualisht udhëheq një Qeveri të pakicës, me përkrahjen e të Gjelbërve, shpreson të sigurojë mjaftueshëm mbështetje për t’i miratuar ligjet për mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese nga e djathta ekstreme, dhe për të ndarë fonde për Ukrainën para se të largohet nga zyra e kryeministrit, raporton REL.

Qeveria e tij është rrëzuar pas disa muajsh të mospajtimeve mes partive në pushtet, dhe gjithçka ka përfunduar kur neoliberalët, Demokratët e Lirë, kanë kërkuar shkurtime buxhetore, për të cilat nuk kanë mundur të pajtohen partnerët e krahut të majtë.

/GazetaSinjali/