image Gjermania po e turpëron Portugalinë, realizojnë edhe golin e katër

Futboll

Gjermania po e turpëron Portugalinë, realizojnë edhe golin e katër

news image

Kampionia në fuqi Portugalia do të tentojë që ta sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër në përballjen ndaj Gjermanisë, shkruan Sinjali Sport.

Ky takim po zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” të Bayern Munichut dhe Gjermania është duke e demoluar Portugalinë 1-4.

Robin Gosens u përkujdes për golin e katërt, pas asistimit të Kimmich.

Kai Havertz shënoi më në fund pas dy autogolave të parë nga mbrojtësit portugez.

Raphael Guerreiro shënoi autogol, për ta kaluar Gjermaninë në epërsi.

Gjermania barazoi rezultatin me autogolin e Ruben Dias në minutën e 35-të.

Portugalia kaloi në epërsi në minutën e 15-të me anë të kapitenit Cristiano Ronaldo, i cili realizoi pas asistimit të Diogo Jotas.

Portugalia ndeshjen e parë e fitoi 3-0 ndaj Hungarisë, derisa Gjermania humbi 1-0 nga Franca. /Gazeta Sinjali Sport/