image ​Gjermania për liberalizimin e vizave: Hap i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë

Kosovë

​Gjermania për liberalizimin e vizave: Hap i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë

news image

Gjermania e ka cilësuar liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili ka hyrë sot në fuqi, si hap tjetër të rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë.

Zyra e Jashtme Gjermane ka shkruar në X, se liberalizimi i vizave për Kosovën, më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE, konkretisht zonën Shengen.

Liberalizimin e vizave e ka komentuar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ai ka shkruar në X, se më në fund dhe me vonesë, ndodhi liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Pikërisht në kohë për të ndjekur disa nga ndeshjet e ardhshme EURO2024 në Gjermani”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/