Gjermania thotë se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, pasi SHBA refuzoi ofertën e Polonisë për të transferuar avionët e saj MiG-29 të prodhimit rus në Ukrainë nëpërmjet një baze amerikane në Gjermani.
Kancelari Olaf Scholz thotë se Gjermania ka “siguruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes” duke përfshirë armët, por ai thotë se “padyshim që avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj“, shkruan BBC.