image Gjermania nis ndihmat mjekësore për palestinezët

Evropë

Gjermania nis ndihmat mjekësore për palestinezët

news image

Një aeroplan i Forcave Ajrore të Gjermanisë është nisur drejt Kajros me 7.6 tonë ndihma mjekësore, të cilat janë të nevojshme për trajtimin e pacientëve të plagosur nga Rripi i Gazës.

Ndihma, në vlerë prej 1.4 milionë eurove, është dërguar nga Zyra për çështjet e jashtme në Gjermani. Në këtë pako të ndihmave janë përfshirë inkubatorët dhe ventilatorët për fëmijët dhe të porsalindurit.

Sipas autoriteteve gjermane, ndihmat janë dërguar me kërkesë nga qeveria egjiptiane që ka marrë në përkujdesje të plagosurit palestinezë. Një tjetër aeroplan me ndihma nga Gjermania pritet të niset edhe gjatë javës së ardhshme.

/GazetaSinjali/