image Gjermania miraton fonde për zhvillimin e një rakete detare supersonike

Evropë

Gjermania miraton fonde për zhvillimin e një rakete detare supersonike

news image

Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar fonde për blerjen e mijëra raketave dhe zhvillimin e një rakete detare supersonike, sipas një njoftimi nga Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Gjermania dhe Norvegjia do të bashkojnë forcat në zhvillimin e raketës supersonike Tyrfing.

Një komision kyç parlamentar ka miratuar fondet së fundmi, në një përpjekje për zhvillimin e raketave moderne detare.

Aktualisht, pjesa më e madhe e arsenalit të raketave detare të Gjermanisë është e prodhimit francez dhe amerikan.

Edhe pse Norvegjia dhe prodhuesi i saj shtetëror i armëve Kongsberg do të marrin një rol udhëheqës, qeveria gjermane pret të kontribuojë me rreth 650 milionë euro në projekt nga tani deri në vitin 2033. Fillimisht, projekti do të financohet nga fondi special i kancelarit Olaf Scholz për ushtrinë.

Gjithashtu, komiteti gjerman i buxhetit miratoi blerjen e deri në 3266 raketave Brimstone 3 deri në vitin 2033 sipas një kontrate që pritet të miratohet nga parlamenti muajin e ardhshëm.

/GazetaSinjali/