image Gjermania me 60% të popullsisë të vaksinuar plotësisht

Evropë

Gjermania me 60% të popullsisë të vaksinuar plotësisht

news image

Gjatë ditës së shtunë, Ministria e Shëndetësisë në Gjermani ka publikuar shifrën e të vaksinuarve, ku shihet se më shumë se 50 milionë gjermanë kanë marrë dozën e dytë të vaksinimit.

Në Gjermani më shumë se 60% e njerëzve janë të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. Dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë afër 50 milionë njerëz në Gjermani, që do të thotë 60,1% e popullsisë, kurse 65%, pra 54 milionë njerëz janë të vaksinuar vetëm me dozën e parë.

Përqindja e vaksinimit ndryshon sipas landeve. Në Bremen janë vaksinuar më shumë se 74% e qytetarëve. Kurse në Saksoni kjo përqindje është më e ulët, rreth 54% e qytetarëve janë vaksinuar në këtë land njëherë, kurse 51,4% e tyre janë vaksinuar dy herë.

Çdo vaksinë na ndihmon që ta kalojmë së bashku me shëndet të mirë vjeshtën dhe dimrin”, shkroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) në twitter. /GazetaSinjali/