Gjermania do të vazhdojë angazhimin e saj ushtarak në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), pas vendimit të marrë në leximin e dytë në Bundestag.
Sipas vendimit të parlamentit gjerman, trupat e Bundeswehr-it do të mbeten pjesë e misionit në Kosovë, i cili cilësohet si një nga operacionet më të gjata jashtë vendit në historinë e ushtrisë gjermane.
Në njoftimin zyrtar të Bundestagut theksohet se pjesëmarrja në KFOR vazhdon të konsiderohet e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, vazhdon të luajë rol kyç në ruajtjen e paqes dhe rendit në Kosovë që nga viti 1999.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!