image Gjermania jep 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Botë

Gjermania jep 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

news image

Berlini ka njoftuar raundin e ri të financimit për Ukrainën, në një total prej 500 milionë eurove.

Boris Pistorius, ministri i Mbrojtjes, tha se paketa përfshinte 10 mijë fishekë municionesh. Paketa u njoftua gjatë bisedimeve me SHBA-në dhe aleatët e tjerë në bazën ajrore Ramstein, raporton skynews.

Duke folur në margjinat e bisedimeve, Pistorius tha se SHBA-ja ishte ende një partner i besueshëm, pavarësisht frikës se një presidencë e mundshme e Donald Trumpit mund të dëmtojë perspektivat e luftës të Ukrainës.

Ai tha gjithashtu se nuk kishte asgjë për të shtuar në pozicionin e Gjermanisë se nuk do të kishte çizme në terren në Ukrainë.

Gjermania ka qenë mbështetësi i dytë më i madh financiar i Ukrainës, pas SHBA-së.

/GazetaSinjali/