image Gjermania i bën thirrje Serbisë të reduktojë trupat në kufi me Kosovën: Procesi politik të vazhdojë urgjentisht

Politikë

Gjermania i bën thirrje Serbisë të reduktojë trupat në kufi me Kosovën: Procesi politik të vazhdojë urgjentisht

news image

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka reaguar lidhur me situatën me Kosovës dhe Serbisë, pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit, ku një grup terrorist i armatosur serb sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin policor, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në platformën X [ish-Tëitter], MPJ e Gjermanis bën thirrje që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes palëve, teksa ka thënë se është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën.

Më tej në reagim thuhet se procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht.

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim.

/GazetaSinjali/