image Gjermania godet ashpër Rusinë, ndalon certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2

Botë

Gjermania godet ashpër Rusinë, ndalon certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2

news image

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se ka ndërmarrë hapa për të ndalur procesin e miratimit për gazsjellësin Nord Stream 2 nga Rusia për shkak të krizës në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët në Berlin të martën, Scholz tha se i kishte kërkuar ministrisë së ekonomisë “të tërheqë raportin mbi sigurinë e furnizimit me agjencinë tonë federale të rrjeteve”, duke e quajtur këtë “hapi i parë për t’u siguruar që tubacioni nuk mund të certifikohet në këtë pikë”.

“Pa certifikim Nord Stream 2 nuk mund të funksionojë,” shtoi ai.

“Ne do të rivlerësojmë situatën që ka evoluar gjatë ditëve të fundit. Është e rëndësishme të vendosen sanksione të reja tani për të parandaluar një përshkallëzim dhe një fatkeqësi”.

Njoftimi i Scholz erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin të hënën tha se Moska do të njihte si të pavarura dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore.

/GazetaSinjali/