image Gjermania fiton bindshëm ndaj Estonisë

Futboll

Sport/ Gjermania fiton bindshëm ndaj Estonisë

news image

Gjermania e ka mposhtur Estoninë me rezultat përfundimtar 0-3, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan tri të tilla nga gjermanët.

Goli i parë për Gjermaninë u shënua në minutën e 52-të me anë të Ilkay Gudogan. Gjashtë minuta më vonë, mesfushori i Manchester Cityt arriti ta shënonte edhe golin e dytë.

Timo Werner u inkuadrua në lojën në minutën e 66-të, derisa pesë minuta më vonë realizoi për 3-0.

Gjermania është lidere e Grupit C, me gjithësej 15 pikë./Gazeta Sinjali/