image Gjermania e vlerëson rolin e KFOR-it dhe ndihmën për stabilitetin në Kosovë

Politikë

Gjermania e vlerëson rolin e KFOR-it dhe ndihmën për stabilitetin në Kosovë

news image

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, bashkë me kryetaren e këtij komisioni, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për Kuvendi njofton se Konjufca shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të vyer të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, ku dhe i falënderoi anëtarët e Komisionit për angazhimin në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e parlamentarizmit, të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai tha se vendet tona mike dhe partnere ndajnë ngushtësisht interesa të përbashkët, e kjo mundëson të hapim gjithnjë e më shumë gamën e raporteve dhe forcimin e tyre.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit gjerman të Mbrojtjes, ata u shprehën se mbështetja gjermane ndaj vendit tonë do të vijojë, përfshirë edhe në drejtim të ruajtjes së integritetit, sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës, si kontribut edhe për stabilitetin rajonal“, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/