image Gjermania e shkatërron Lihtenshtajnin edhe pse ishte e kualifikuar

Futboll

Gjermania e shkatërron Lihtenshtajnin edhe pse ishte e kualifikuar

news image

Kombëtarja e Gjermanisë e shpartalloi në shtëpi Lihtenshtajnin me rezultat 9-0 në duelin kualifikues për Kampionatin Botëror, raporton Sinjali Sport.

Në minutën e nëntë mysafirët mbetën pa një futbollistë, pasi Hofer u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Pas këtij momenti filloi spektakli nga skuadra e Flick, të cilët me Gundogan, Kaufmann autogol, Sanen dy herë, Reus, Muller dy herë, Baku dhe Goppel autogoli shënuan golat.

Pancirët tashmë ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa këtë ndeshje luajtë vetëm sa për prestigj, por serioziteti ishte në nivel nga gjermanët.

Vendasit zënë vendin e parë në grupin J me 24 pikë, ndërsa Lihtenshtajni në anën tjetër ndodhet në pozitën e fundit me vetëm një pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/