Një amerikan, ish-punonjës i forcave amerikane të stacionuara në Gjermani, është arrestuar nën dyshimet se kishte ofruar që të japë informacione për ta te Kina, thanë prokurorët gjermanë më 7 nëntor.
Sipas prokurorëve, personi i arrestuar, i identifikuar vetëm si Martin D., po mbahet “nën dyshime për shprehjen e vullnetit për të ndërmarrë aktivitete të inteligjencës për një shërbim të huaj të inteligjencës”.
Prokurorët shtuan se ai kishte “kontaktuar zyrtarë kinezë më 2024 dhe kishte ofruar që t’u jepte informacione të ndjeshme lidhur me ushtrinë amerikane”.
Prokurorët gjermanë thanë se ai është arrestuar në Frankfurt të enjten dhe banesa e tij është kontrolluar.
Sipas tyre, ai kishte punuar për forcat amerikane “deri kohëve të fundit” dhe kishte ofruar t’i japë Kinës “informacione që ai kishte falë punës së tij për forcat amerikane”, raporton REL
Hetimi është kryer “në koordinim të ngushtë” me inteligjencën gjermane, thanë prokurorët.