image Gjermania do të mbrojë Izraelin nga akuzat për gjenocid në çështjen e GJND-së

Botë

Gjermania do të mbrojë Izraelin nga akuzat për gjenocid në çështjen e GJND-së

news image

Qeveria gjermane ka thënë se do të flasë në mbrojtje të Izraelit si palë e tretë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke mohuar akuzat se Izraeli po kryen akte gjenocidale në Gaza.

“Qeveria Federale hedh poshtë akuzat për gjenocid të bëra kundër Izraelit përpara [GJND]. Është e pabazë”, tha ambasadori gjerman në Izrael Steffen Seibert në një postim në rrjetet sociale.

“Në seancën kryesore Gjermania do të shprehë qëndrimin e saj si palë e tretë. Ne vazhdojmë të mbështesim punën e GJND-së siç e kemi bërë për dekada”.

/GazetaSinjali/