image Gjermania do të legalizojë përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative
[wp-story id="814678"]

Evropë

Gjermania do të legalizojë përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative

news image

Gjermania zbuloi sot planet për të dekriminalizuar posedimin e deri në 30 gramë kanabis dhe lejimin e shitjes së substancës tek të rriturit për qëllime rekreative.

Një pikëpyetje mbetet nëse plani i miratuar nga Kabineti do të shkojë përpara, sepse qeveria fillimisht dëshiron të jetë e sigurt se është në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian, raporton AP.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se do të vazhdojë me legjislacionin vetëm nëse është kështu.

“Plani kërkon shitjen e kanabisit tek të rriturit në pikat e licencuara dhe qëllimi është të luftohet tregu i zi”, tha Lauterbach, tutje shtoi se qeveria synon të rregullojë fort tregun.

Ndër plane të tjera liberalizuese, qeveria ka hequr nga kodi penal i Gjermanisë një ndalim për mjekët që “reklamojnë” shërbimet e abortit.

Qeveria gjithashtu dëshiron të heqë legjislacionin 40-vjeçar që kërkon që personat transeksualë të marrin një vlerësim psikologjik dhe një vendim gjykate përpara se të ndryshojnë zyrtarisht gjininë. Ai do të zëvendësohet me një “ligj të ri të vetëvendosjes”.

/GazetaSinjali/