image Gjermania do furnizojë Ukrainën me një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore Patriot

Botë

Gjermania do furnizojë Ukrainën me një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore Patriot

news image

Gjermania ka vendosur ta furnizojë Ukrainën edhe me një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore Patriot.

Kështu ka bërë të ditur kancelari gjerman, Olaf Scholz përmes platformës X, ku njoftoi për bisedën që kishte me presidentin ukrainas.

”Gjermania do të furnizojë Ukrainën me një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore Patriot. Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy më informoi sot në telefon për sulmet masive ajrore ruse në infrastrukturën civile të energjisë. Ne qëndrojmë të palëkundur në krah të Ukrainës”.

Patriot është një sistem i mbrojtjes ajrore raketore që mund të arrijë objektivat ajrore deri në 20.1168 metra. Është një sistem mbrojtës shumë i kërkuar që kushton 1.1 miliardë dollarë secili.

/GazetaSinjali/