image Gjermania dhe Argjentina ndahen me barazim

Futboll

Sport/ Gjermania dhe Argjentina ndahen me barazim

news image

Ndeshja miqësore në mes të Gjermanisë dhe Argjentinës e zhvilluar në “Signal Iduna Park”, ka përfunduar me rezultat 2:2.

Pjesa e parë u mbyll në favor të vendaseve, të cilët ishin në epërsi 2:0, teksa e dyta i takoi mysafireve.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Serge Gnabry në minutën e 15-të, të dytin Kai Havertz në minutën e 22-të. Gola e tretë e ndeshjes u shënua në minutën e 66-të nga Lucas Alario dhe ajo e barazimit në minutën e 85-të nga Lucas Ocampos./Gazeta Sinjali/