image Gjermani: Treni e godet për vdekje 23-vjeçarin, dyshohet se ishte i dehur

Evropë

Gjermani: Treni e godet për vdekje 23-vjeçarin, dyshohet se ishte i dehur

news image

Një 23-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një tren në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Stacionit Jugor (Südbahnhof) në Darmstadt të Gjermanisë.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, kur i riu, për arsye ende të panjohura, ndodhej në zonën e binarëve dhe u përplas nga një tren që po kalonte.

Ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por 23-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë aty, raporton Blaulicht, transmeton Sinjali.

Pas aksidentit, qarkullimi i trenave në këtë pjesë të linjës është ndërprerë përkohësisht, duke shkaktuar vonesa dhe pengesa në komunikacionin hekurudhor.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, ekziston dyshimi se viktima mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Hetimet po udhëhiqen nga njësia përkatëse e Policisë Kriminale në Darmstadt, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se informacione të reja do të publikohen pas përfundimit të verifikimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/