image Gjermani i famshëm për ta rregulluar turbinën në KEK pritet të vijë nesër - Sinjali

Gjermani i famshëm për ta rregulluar turbinën në KEK pritet të vijë nesër

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, javën e kaluar, pas një vizite në KEK, paralajmëroi se një ekspert gjerman do të vijë në Kosovë, që të hulumtojë defektin e bllokut të Kosova B dhe të bëjë sanimin e tij.

Eksperti gjerman do të ndihmojë në rregullimin e turbinës në njësinë B2 të bllokut “Kosova B”.

Për ardhjen e tij ka folur para disa ditësh edhe drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai tha se eksperti vjen të dielën, kur edhe do të fillojnë inspektimet, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën për kthimin e njësisë në punë. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin