Qyteti i Bielefeld, ofron 1 milion euro për cilindo që sjell prova se ky qytet nuk ekziston. Një qytet gjerman që daton në Shekullin 9, me 340,000 banorë, një universitet, një kështjellë mesjetare … por a ekziston ky qytet me të vërtetë?
Bielefeld tani po ofron një çmim prej 1 milion eurosh, për këdo në Gjermani që mund të dëshmojë mos ekzistencën e qytetit. Grupi i marketingut të qytetit, i cili po zhvillon konkursin dëshiron të hedhi poshtë një teori konspirative 25-vjeçare
Në vitin 2012, edhe kancelarja Angela Merkel iu referua qytetit të Bielefeld, kur ajo foli gjatë një ndarje çmimesh në Berlin dhe kujtoi se ndoqi një ngjarje në Bielefeld, duke shtuar: “ky qytet ekziston”. Publiku shpërtheu në të qeshura dhe zonja Merkel vazhdoi:
“Kam përshtypjen se isha atje dhe shpresoj se mund të shkoj përsëri atje”.
Por cilat janë rregullat e konkurrencës?
Gjermanët kanë kohë deri në 5 shtator të paraqesin provat e tyre që Bielefeld “nuk ekziston”. Ueb-faqja e konkursit, ka shpjeguar se provat mund të vijnë në forma të ndryshme; foto, video ose tekst.
Ata thonë se janë 99,99% të sigurt se mund të hedhin poshtë çdo provë, por taksapaguesit nuk duhet të shqetësohen, pasi paratë e çmimit prej 1 milion eurove do të vijnë nga sponsorët e Bielefeld Marketing, në rast se do të gjendet një fitues