image Gjeorgjia mban zgjedhjet parlamentare

Botë

Gjeorgjia mban zgjedhjet parlamentare

news image

Qytetarët në Gjeorgji votojnë më 26 tetor në zgjedhjet parlamentare, që shihen si thelbësore për drejtimin e ardhshëm që do të marrë të shtetit, qoftë drejt Bashkimit Evropian apo Rusisë.

Në zgjedhjet po përballet partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane – që është në pushtet që nga viti 2012 – ndaj opozitës së ndarë që kërkon integrimin perëndimor.

Ëndrra Gjeorgjiane i ka përshkruar votimet si zgjedhje mes paqes apo luftës, duke argumentuar se nëse opozita fiton, ajo do ta tërheqë Gjeorgjinë në luftë kundër Rusisë.

Ndërkaq, opozita i ka portretizuar votimet e 26 tetorit si zgjedhje mes Perëndimit dhe Rusisë, mes demokracisë dhe autoritarizmit, një narrativë që është përmendur edhe nga zyrtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, të cilët e kanë kritikuar Ëndrrën Gjeorgjiane për kthim prapa të demokracisë, raporton REL.

Natia Yoseliani, zëdhënëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u tha gazetarëve mëngjesin e së shtunës se kishte probleme “të vogla teknike”, por situata ishte e qetë në 3.111 qendra të votimit.

Sistemi i ri zgjedhor nënkupton se partitë apo koalicionet duhet ta kalojnë pragun prej 5 për qind për të hyrë në Parlament.

Kjo ka shtyrë partitë opozitare që të formojnë koalicione, në mënyrë që ta arrijnë pragun zgjedhor.

/GazetaSinjali/