image Gjenerata e re e kadetëve i bashkohet FSK-së, nesër diplomimi solemn në Prishtinë

Siguri

Gjenerata e re e kadetëve i bashkohet FSK-së, nesër diplomimi solemn në Prishtinë

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të mbajë nesër ceremoninë solemne të diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2026, të cilët përfundojnë me sukses programin e përgatitjes profesionale dhe ushtarake.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, si dhe mysafirë vendorë e ndërkombëtarë.

Kadetët e diplomuar do t’i bashkohen radhëve të FSK-së, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe përmbushjen e misionit të forcës.

Ceremonia do të zhvillohet me nderime ushtarake, përfshirë parakalimin e kadetëve dhe fjalime zyrtare nga përfaqësues institucionalë, të cilët pritet të vlerësojnë angazhimin e gjeneratës së re të oficerëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/