Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë sot ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës 2026 të kadetëve, të cilët kanë përfunduar me sukses programin e përgatitjes profesionale dhe ushtarake.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqës të institucioneve shtetërore, përfaqësues të sektorit të sigurisë, si dhe mysafirë vendorë e ndërkombëtarë.
Pas diplomimit, kadetët do t’i bashkohen zyrtarisht radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe mbrojtëse të institucionit.
Ceremonia do të zhvillohet me nderime ushtarake, do të përfshijë parakalimin e kadetëve dhe fjalime nga përfaqësues institucionalë, të cilët pritet të vlerësojnë përkushtimin dhe suksesin e gjeneratës më të re të oficerëve të FSK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!