image Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane: Sulmi i Izraelit ishte një mesazh i llogaritur për Iranin

Botë

Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane: Sulmi i Izraelit ishte një mesazh i llogaritur për Iranin

news image

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit herët të premten ka të ngjarë të synohej si një masë hakmarrëse dhe një mesazh paralajmërues, tha për CNN një gjeneralmajor i ushtrisë amerikane në pension.

Për ditë të tëra, Izraeli ka peshuar përgjigjen e tij ndaj sulmeve të fundjavës nga Irani, të cilat u nisën si hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës në Siri në fillim të këtij muaji.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se sulmi i së premtes ishte një sulm izraelit, teksa Izraeli ka refuzuar të komentojë mbi të.

“Izraeli duhet të ruajë vigjilencën e tij në rast se Irani vendos të përgjigjet me një shfaqje tjetër force”, tha gjeneralmajor në pension Mark MacCarley, raporton CNN, transmeton Sinjali.

Duke vënë në shënjestër provincën iraniane të Isfahanit – vendi i objekteve të rëndësishme bërthamore – Izraeli ka të ngjarë të paralajmëronte se mund të mposhtte lehtësisht mbrojtjen e Iranit, tha MacCarley.

“Unë mendoj se ka pasur një proces shumë të qëllimshëm mendimi nga ana e kabinetit të luftës izraelite,” tha ai.

“Izraelitët duhej të hakmerreshin, por në të njëjtën kohë, brenda asaj hakmarrjeje ishte një mesazh, dhe që ishte, ‘Po, ne mund të kalojmë. Mos e bëni më. Nëse e bëni përsëri, atëherë gjithçka do të shpërthejë’.”

/GazetaSinjali/