image Gjenerali i KFOR-it takohet me Sveçlën dhe Krasniqin: Përsëritet përkushtimi për siguri në Kosovë

Siguri

Gjenerali i KFOR-it takohet me Sveçlën dhe Krasniqin: Përsëritet përkushtimi për siguri në Kosovë

news image

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, u takua sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Në qendër të diskutimit ishte situata aktuale e sigurisë në vend si dhe rëndësia e bashkëpunimit institucional. Gjatë takimit, gjeneral Barduani ritheksoi përkushtimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes në çdo kohë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

“Misioni i udhëhequr nga NATO njoftoi se do të vazhdojë të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përmbushje të roleve të tyre si reagues të sigurisë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/