image Gjenerali i Emirateve të Bashkuara Arabe i akuzuar për torturë zgjidhet president i Interpolit

Evropë

Gjenerali i Emirateve të Bashkuara Arabe i akuzuar për torturë zgjidhet president i Interpolit

news image

Gjenerali Major Ahmed Naser Al-Raisi i Emirateve të Bashkuara Arabe, i akuzuar për torturë, është zgjedhur si president i Interpolit.

Kështu ka bërë të ditur organizata ndërkombëtare e policisë, shkruan EuroNews, transmeton Gazeta Sinjali.

Al-Raisi, ishte inspektor i përgjithshëm në ministrinë e brendshme të EBA, dhe ishte anëtar i komitetit ekzekutiv të Interpolit.

Ai ka qenë i lidhur me torturat e të burgosurve politikë të profilit të lartë në shtëpi, duke përfshirë Ahmed Mansoor, një disident nga Emiratet, dhe Michael Hedges, një akademik britanik që u akuzua për spiunazh në vitin 2018 dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por Hedges u fal më vonë, ndërsa Mansoor mbeti në burg, ku ndaj tij janë ngritur kallëzime penale në pesë vende, përfshirë në Francë, ku ka selinë Interpol dhe në Turqi ku u zhvilluan zgjedhjet, shkruan EuroNews.

Kandidatura e Al-Raisi ka ngjallur protesta në Evropë. Ligjvënësit francezë i kanë bërë thirrje drejtpërdrejt presidentit Emmanuel Macron që të ndërhyjë, ndërsa deputetët gjermanë kanë pohuar se emërimi i tij bie ndesh me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.

Al-Raisi thotë se dëshiron të përdorë mandatin e tij katërvjeçar për të modernizuar Interpolin.

/GazetaSinjali/