image Gjenerali Hammerstein dhe stafi i tij vizitojnë Kazermën e Gardës Kombëtare të FSK-së

Kosovë

Gjenerali Hammerstein dhe stafi i tij vizitojnë Kazermën e Gardës Kombëtare të FSK-së

news image

Drejtori i ri i Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT), Gjeneral Brigade Ralf Peter Hammerstein dhe stafi i tij kanë vizituar Kazermën e Gardës Kombëtare të FSK-së, në Pomozotin, njofton Gazeta Sinjali.

Komandanti i GK-së, Gjeneral Brigade Naim Haziri ka mirëpritur në zyrën e tij drejtorin e NALT-it, i cili dhe e informoi për aktivitet e Gardës dhe bashkëpunimin me këshilltarët e NALT-it për Gardën Kombëtare.

Ndërsa, në kuadër të kësaj vizite gjithashtu janë vizituar edhe ambientet trajnuese të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim(QNTKSH). Nga këto ambiente ata u njoftuan me kapacitetet dhe aktivitetet e kësaj qendre.

“Të dy gjeneralët u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e Gardës me standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet ndër tjera në njoftim.

/GazetaSinjali/