image Gjendje e rënduar me COVID-19 në Gjermani, shënohet rekord i ri i rasteve

Evropë

Gjendje e rënduar me COVID-19 në Gjermani, shënohet rekord i ri i rasteve

news image

Gjermania ka regjistruar rekord të ri të rasteve të reja me koronavirus atje. Për shkak të gjendjes së rëndë është paralajmëruar edhe izolim, nëse nuk rritet numri i vaksinimeve.

Instituti i Shëndetit raportoi 39 mijë 676 raste të reja në 24 orët e fundit, rreth 2.500 më shumë se rekordi i mëparshëm, që u regjistrua të premten e kaluar, shkruan The Guardian.

Për situatën me COVID-19 ka folur edhe virologu i njohur gjerman, Christian Drosten, i cili ka paralajmëruar se nëse vendi nuk përparon me vaksinimin, mund të ketë edhe 100.000 të vdekur të tjerë në muajt e ardhshëm.

/GazetaSinjali/