image Gjendje e rëndë trafiku në rrugën Zhur-Sharr, veturat mezi kalojnë - VIDEO

Kosovë

Gjendje e rëndë trafiku në rrugën Zhur-Sharr, veturat mezi kalojnë – VIDEO

news image

Po vazhdojnë reshjet e dendura të borës për tash e disa orë në shumë vende të Republikës së Kosovës. Krerët e disa komunave kanë deklaruar se rrugët në qytetet e tyre janë të kalueshme pas pastrimit nga kompanitë përkatëse, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, njëjtë nuk po ndodh edhe në rrugën Zhur-Sharr, ku pas mospastrimit të kësaj rruge janë shkaktuar vështirësi të mëdha në komunikacion.

Në pamjet e publikuara shihet i bllokuar një autobus, teksa punëtorët e kompanisë së pastrimit tentojnë t’ia lirojnë rrugën.

Po ashtu, nga centimetrat e borës në rrugë vështirë të kalojë po e ka edhe një veturë.

Pamje: Burim Piraj

/GazetaSinjali/