image Gjendje e rëndë në Spitalin e Pejës, 101 persona po trajtohen në oksigjenoterapi

Shëndetësi

Gjendje e rëndë në Spitalin e Pejës, 101 persona po trajtohen në oksigjenoterapi

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 146 pacientë të infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Spitalit, katër pacientë janë në Respirator, 101 janë në oksigjeno-terapi ndërsa 27 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 196 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 40 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnja të gjinisë femërore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërsa, gjatë 24 orëve janë shëruar katër pacientë të cilët ishin të infektuar me koronavirus.

/Gazeta Sinjali/