image Gjendje e rëndë në Maqedoni të Veriut, vetëm edhe 40 shtretër të lirë për persona me COVID-19

Rajon

Gjendje e rëndë në Maqedoni të Veriut, vetëm edhe 40 shtretër të lirë për persona me COVID-19

news image

Në 24 orët e fundit në qendrat COVID-19 në Shkup janë të shtrirë 37 persona gjendja e të cilëve është më e komplikuar, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave në repartet infektive në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut është 480, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 9 pacientë të ri me COVID-19, 13 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Gjithashtu është bërë e ditur se 56 pacientë kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin korona.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 40 shtretër të lirë.

/Gazeta Sinjali/