image Gjendje e rëndë në Infektivë, 99% e pacientëve me variantin Delta

Shëndetësi

Gjendje e rëndë në Infektivë, 99% e pacientëve me variantin Delta

news image

Në Klinikën Infektive janë 118 pacientë që po luftojnë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

105 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore të cilët po trajtohen me oksigjen, ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj për T7.

Vishaj gjithashtu bënë të ditur se 99% e rasteve janë me variantin delta, variant ky më i rëndë dhe më shpejt i përhapur sesa varianti SARS CoV-2.

Për shkak të numrit të madh të pacientëve të cilët po trajtohen në këtë klinikë dhe gjendjes së tyre, të infektuarit po drejtohen edhe në klinikat tjera me COVID, ku sipas drejtorit gjendja është shumë serioze.

Vishaj tutje u shpreh që në kujdesin intensiv janë 12 respirator gjithsej në dispozicion. Kurse në këtë repart aktualisht ka 6 pacientë të shtrirë. /GazetaSinjali/